Tuesday, March 10, 2020

klasa 5

Data:11.03.2020 
Gjuhe Shqipe
Klasa 5A dhe 5B
Për klasën 5 në gjuhë shqipe lexim i pjesës "Kur po xhirohej një film". Punim i rubrikave në tekst . Në fletore shkruani se si i ndani punët në familjen tuaj .
 Matematike
Matematikë 5  Shumëzimi i një numri dhjetor me një numër natyror .Punim i ushtrimeve në fletoren e shtëpisë . Plotësim i faqes 93 fp

Date  13.03.2020

Gjuhë shqipe
 5 Përemrat pyetës  Ushtrimet plotësohen në libër . Punim i fletores së punës .
Lënda:Matematikë 5 Tema:1-Dyfishimi dhe përgjysmimi i numrave dhjetorë .2- Problema me numra dhjetorë .Ushtrimet 1dhe 2 kryhen në  fletore .Punim i usht rimeve te FP . Ora 2  Problemat do të punohen në fletore sipas kërkesave . Në FP ushtrimi 2 dhe 5 të punohet në fletore . Punë të mbarë !

DATE  16.03.20
Gjuhë shqipe 5  Tema :"Sa dëshiroj "  Lexim i vjershës dhe i fjalëve të fjalorit . Dallohen strofat ,vargjet ,rima e përdorur . Punohen rubrikat në tekst sipas kërkesave . Gjeni dhe shkruani antonimet e përdorura në poezi . Ditari dypjesësh për një nga strofat që ju pëlqen . Mësoni vjershën përmendësh

DATE 17.03.20
Matematike

DATE  ME :   18.03.2020 
Lënda:Gjuhë shqipe 5 
Ora 1-Tema: Përemri dëftor  Lexohet materiali në tekst . Punohet ushtrimi 1 në libër dhe ushtrimi 2 në fletore . Plotësim i faqes në fp . 
Ora 2-Tema:Ibrahim Kodra për figurën e gruas  Lexohen materialet e dhëna dhe punohet rubrika "Nxirr mesazhin "Në fletore rubrika "Detyrë "
 .
Date  18.03.20
  Puna  vazhdon me detyrat e nxenesve te kl. 5.te

19.03.2020 
Lënda:Matematikë5    
 Tema:1-Orë përsëritje për provimin e klasës së pestë    Punim i  ushtrimeve në fq. 133-134 te "Çelësi 5". Ushtrimet janë përsëritje e njohurive të marra. Ora 2- Testim i tremujorit të dytë        Lexohen me kujdes kërkesat e secilit ushtrim.Punohen ushtrimet në testin e përgatitur . Punë të mbarë dhe shëndet të plotë !🙂


20 .03.2020 Lënda : 
Gjuhë shqipe  
 Tema : Të drejtat e grave 
 Lexohet informacioni në tekst . Në bazë të tij ndërtoni një tabelë ku të shkruani të drejtat që kishin burrat dhe gratë deri në fillim të shek.XX.  Ora II Tema: Në ajrin e mbrëmjes   Lexohet informacioni për poezinë dhe figurën e krahasimit . Lexim i poezisë duke dalluar krahasimet në të . Plotësim i rubrikave në tekst . Detyrë: Shkruaj me disa fjali ngjyrat me të cilat është përshkruar poezia . 
Ju uroj një fundjavë të mbarë !🙂
30.03.2020 Lënda: Gjuhë shqipe 5 Tema: Kohët e foljes në mënyrën dëftore  Lexoni materialin në tekst . Punim i ushtrimeve në tekst dhe në fletore pune . Detyrë ushtrimi  6 fq 201.     Lënda : Qytetari Tema:Veprimtari praktike:Kalimi në kryqëzim. Plotësohet veprimtaria në libër . Javë dhe punë të mbarë !

31.03.2020
 Lënda: Matematikë 5 
Tema:
Ushtrime mbi matjen e gjatësive Punim i ushtrimeve në libër dhe në fletore pune .Ora 2 Tema:Perimetri   Punohen ushtrimet mbi gjetjen e perimetrit të figurave të dhëna .Plotësim i fq 102-103 fp .

Date 01.04.20
Lënda:Histori 5 
Tema :Lindja e qytetërimeve . Lexim i materialit në tekst . Nëpërmjet grafikut T krahasoni barbarinë me qytetërimin. Punë të mbarë !🙂

04.04.2020 Klasa VI a b c Tema 1: Reading FAQs about sumo Wrestlers Tema2:Past Simple: Yes/No questions

02 .04 .2020 Lënda: Matematikë 5 Tema:1- Syprina e drejtkëndëshit      2- Formulat për njehsimin e syprinës. Punim i ushtrimeve në libër dhe në fletore pune .Detyrë:Gjeni syprinën e drejtkëndëshave me brinjë :a=9cm ,b=5cm dhe a=2m 5dm ,b=14 dm    Lënda :Kurrikul me zgjedhje Tema:Përgatitje për provimin e klasës së pestë  . Punim ushtrimesh te "Çelësi 5 "  Punë të mbarë !🙂

03.04.2020 Lënda:Gjuhë shqipe Tema: 1-Përshëndetja e Hektorit me Andromakën 2- Personazhe mitologjike  Lexim i materialit informues dhe i pjesës .Punim i rubrikave në tekst.Detyrë : Krahaso dy heronjtë ,Hektorin dhe Skënderbeun . Plotëso informacionin për heronjtë mitologjikë në fq 204 .

2 comments:

klasa 1

Data:1.03.2020  Abetare  Ne Abetare formim fjalish me fjalet e fletores se punes fq44. matematike Ne Matematike flt e punes dhe krijimi ...